: Xhafer Beqiraj
: Çështje të trajtimit semantik të mbiemrave në gramatikat e shqipes
: Grin Verlag
: 9783668471375
: 1
: CHF 4.80
:
: Romanische Sprachwissenschaft / Literaturwissenschaft
: Albanian
: 9
: kein Kopierschutz
: PC/MAC/eReader/Tablet
: PDF
Scientific Study from the year 2012 in the subject Romance Languages - Other Languages, grade: -, , course: Scientific conference - Albanische Sprache, language: Albanian, abstract: Çështja e trajtimit semantik të mbiemrave nëpër gramatikat tona del një temë deri vonë e parrahur fare. Vështirësia e ndarjes së mbiemrave në klasa vjen si pasojë e mosvendosjes së parimeve të qarta për ndarjen e tyre në klasa. Kjo vështirësi e zgjidhjes së kësaj çështjeje më së miri mund të hetohet, po qe se e hulumtojmë këtë temë në mënyrë kronologjike gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit historik të gramatikës së shqipes. Atëherë do të shohim se trajtimi semantik i mbiemrave fillon të trajtohet në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, kurse para kësaj kohe, nga ndonjë autor është prekur intuitivisht ndonjë segment semantik i mbiemrave, por nuk është bërë ndonjë trajtim i plotë dhe i mbështetur në kritere kuptimore për ndarjen e tyre në klasa. Çështja e klasifikimit të mbiemrave në klasa mbështetur në parime shkencore u trajtua për herë të parë nga prof. Shaban Demiraj në veprën 'Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe' (1966). Këtë temë do ta vështrojmë në disa gramatika, duke filluar nga gramatika e Samiut e deri më sot.