: Danilo Clementoni
: Rikthim Në Tokë Aventurat E Azakisit Dhe Petrit
: Tektime
: 9788873040187
: 1
: CHF 2.40
:
: Fantasy
: Albanian
: 240
: DRM
: PC/MAC/eReader/Tablet
: ePUB
'Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Çfarë kishim gjetur?'
Nibiru, planeti i dymbëdhjetë i sistemit tonë diellor, ka një orbitë jashtëzakonisht eliptike, retrograda dhe shumë më të madhe nga të gjithë të tjerët.
Në fakt, përfundimi i një rrotullimi të plotë rreth Diellit atij i zgjat rreth 3.600 vite. Banorët e tij, duke përfituar nga ky afrim ciklik, me qindra deri mijëra vite, na kanë vizituar në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë madje dhe në vetëevolucionin e racës njerëzore.
Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që më tepër i personifikon ata, është 'Zotat'.
Azakisi dhe Petri, dy banorë simpatikë të këtij planeti të çuditshëm, në bordin e anijes së tyre kozmike Theos, po kthehen në Tokë për të rikuperuar një detyrë misterioze dhe shumë të çmuar që është lënë e fshehur herën e fundit që kanë qenë këtu.
Një rrëfim magjepsës, gjithë humor por edhe plot me pasigurira dhe me rishtjellime të ngjarjeve historike që do të mund t'ju trazojë.

PUBLISHER: TEKTIME

Anija kozmike Theos – 1.000.000 Km nga Jupiteri


Azakisi ishte shtrirë rehatshëm sa gjatë e gjerë në kolltukun e tij të errët dhe të vetëmykur, të cilin një mik i vjetër Artizan që e kishte bërë me duart e veta, kishte dashur t’ia dhuronte atij vite më përpara me rastin e misionit të tij të parë ndërplanetar. “Ty do të të sjellë fat,” i kishte thënë atij atë ditë. “Do të të ndihmojë që të çlodhesh dhe të marrësh vendimet e duhura kur të kesh nevojë. Dhe në fakt, i ulur aty, ai kishte marrë disa vendime që atëherë dhe fati kishte qenë shpesh në anën e tij. Dhe kështu kishte vepruar gjithmonë në mënyrë që të risillte atë kujtim të shtrenjtë, pavarësisht shumë prej rregullave që do ta kishin penguar për ta përdorur, veçanërisht në një anije kozmike të tipit Bousen-1 si ajo në të cilën ai tanimë gjendej brenda. 

Një shtëllungë e hollë tymi në nuancë blu u ngrit shpejt dhe pingulthi nga cigarja që ai mbante midis dy gishtave të parë në dorën e tij të djathtë, ndërkohë që me vështrimin ngultas, përpiqej që të ndiqte 4,2UA1që akoma e ndante atë nga vendmbërritja. Megjithëse tashmë kishte disa vite që ndërmerrte të tilla udhëtime, hijeshia e errësirës që e rrethonte dhe me mijëra yjet që e pikëlonin atë, ishin ende në gjendje që të rroknin mendimet e tij. Hyrja e madhe në formë vezake tamam përpara tij i lejonte një pamje të plotë në drejtim të udhëtimit, dhe ai gjithmonë rrinte i habitur sesi ajo forcë tepër e lehtë e fushës vektoriale ishte në gjendje që ta mbronte atë nga i ftohti yjësor i hapësirës, të pengonte ajrin të dilte jashtë krejt papritur, i gëlltitur nga zbrazëtira absolute e jashtme. Vdekja do të ishte pothuajse e menjëhershme. 

I futi një të thithur të shpejtë cigares së gjatë dhe vazhdoi që të sodiste pamjen holografike drejt përpara, në të cilën shfaqej fytyra e lodhur dhe e parruar e shokut të tij të udhëtimit, që në pjesën tjetër të anijes, po riparonte sistemin e kontrollit të tubave të shkarkimit. Ai po argëtohej paksa tek shtrembëronte imazhin duke fryrë në mes tymin që sapo kishte thithur, duke krijuar kështu një efekt valëzues që aq shumë i kujtonte atij lëvizjet e lakuara të kërcimtareve sensuale, të cilat ai kishte vajtur shpesh për t’i parë kur kthehej më në fund në shtëpinë e vet dhe kur mundej që t’i gëzohej paksa një çlodhjeje të merituar.

Petri, miku dhe shoku i tij i aventurës, tashmë ishte rreth tridhjetë e dy vjeçdhe ky ishte misioni i tij i katërt i këtij lloji. 

Busti i tij i fortë dhe imponues gjithmonëngjallte shumërespekt tek të gjithë ata që takonte. Sy të zinj si hapësira kozmike, flokë të errët, të gjatë e tëçrregullt që i arrinin deri tek shpatullat, i gjatë pothuajse dy metra e tridhjetë, kraharori dhe krahu i tij mund të ngrin